Sonte (e mërkurë) Prishtina mposhti Ballkanin duke e fituar Kupën e Kosovës.
Skuadra vendase fitoi me rezultat minimal 1 – 0, shkruan portali arbresh.info.
Pas humbjes, trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi tha se Prishtina ka luajtur mjaftë mirë, sidoqoftë është i kënaqur me lojtarët.
“Prishtina luajti shumë mirë, shënuan golin pas një pakujdesie e kishin avantazhin shumicën e lojës, tentuam, luajtëm ofansiv, por kemi pasur ndeshje shumë të vështira dhe në masë të madhe skuadra e ka humbur freskinë. Sidoqoftë, jam i kënaqur me lojën e lojtarëve dhe lojën gjatë gjithë kampionatit”, theksoi fillimisht ai.
I pyetur për golin e anuluar, Munishi mendon se të gjitha rastet e dyshimta ishin kundër Ballkanit dhe ka pasur raste kur arbitri ka harruar ta ngrejë flamurin.
“Nuk e di, mirëpo me prej disa rasteve diskutabile të gjitha ishin kundër neve dhe kjo mu dok mjaftë e çuditshme, domethënë prej të gjitha vendimeve të gjitha ishin kundër, ka harruar ndonjëherë me e qu flamurin, andaj shpreha pakënaqësi”, shtoi ai.
Me fitoren e Kupës së Kosovës, skuadra e Armend Dallkut e ka siguruar pjesëmarrjen në garat evropiane./arbresh.info.
“Ik se po të mbys shpulla” – Eskalon debati në kërcënime mes...
Agani premton “dy vite pushim të lehonisë” për gratë e punës...
Shkup: Gjendet i vdekur një shtetas turk
Qasja e LDK-së ndaj ujdisë së Ohrit, Haziri: Marrëveshje të ...
Parlamenti i BE-së miraton një kredi rreth 38 miliardë dolla...
“Nuk flas me pijanece unë”, Mevlani shokon me deklaratë