Sot (e diele) do zhvillohen ndeshjet e fundit në Superligën e Kosovës.
Drita është shpallur kampion i Kosovës, derisa pozita e dytë dhe skuadrat që do bien do kuptohen në ndeshjet e sotme, shkruan portali arbresh.info.
Pavarësisht që nuk arritën ta fitojnë titullin, Munishi ka paralajmëruar skuadrat e tjera se lufta vazhdon dhe ende s’kanë humbur.
“Sot është ndeshja e fundit e sezonit fantastik që pata me Fc Ballkanin . E falemderoj Presidentin Arsim Kabashi per besimin dhe bashkpunimin fantastik qe patem gjatë ketij viti . Kryerarin e Komunes se Suharekes Bali Muharremaj njeri fantastik dhe mik i imi . Bashkpuntoret Agim Maliqin Ardian Bashen dhe Fuat Shabanin ( Furra ) . Doktoret Kastriotin dhe Krenarin për punën e tyre të pa lodhshme gjatë këti viti . Ekonomin Meritonin. Drejtoret e klubit të gjithë . Xhebrailat i falemderoj me Liderin e tyre Korab Elshani. Qytetaret e Suharekes për rrespektin dhe mbeshtetjen maksimale . Gruan time Flutra Hoxha Munishi për përkrahje të pa imagjinueshme Dhe natyrishtë futbollistët e mi me Kapitenin Visar Berishën ne krye , te cilet e dhanë 200 % qe ne të jemi skudra me fantastike e kampionatit , ju dua shumë . Ni mesazh për ekipet e super liges ( Nese ëndërroni se na keni mundur , zgjohuni nga gjumi dhe kërkoni falje ) , lufta vazhdon”, ka shkruar ai në Facebook.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=3473733755972944&set=a.417238861622464&type=3&theater
Nëse sot Ballkani barazon ose mposhtët nga Drita dhe Gjilani fiton, “Xhebrailat” mund të dalin në Evropë përmes Kupës së Kosovës, aty ku do përballen me Prishtinën./arbresh.info.
Lushaku-Sadriu prezanton në Podujevë modelin e mësimit tërëd...
Hapet panairi i verës “Cakrrojmë gotat” në Rahovec
Kica-Xhelili e Bekteshi, të bindura për rikthimin e madh të ...
OBSH: Izraeli synon sistemin shëndetësor në Gaza
Në Shqipëri konfirmohen raste me Murtajën Afrikane të Derrav...
ATK-ja mblodhi gati 1 miliard euro të hyra sivjet, kontribuu...