Google ADS

Munishi: Koha që Rashica të transferohet te një klub i madh

20:05 | 2 Prill 2020
A. B.

Munishi mendon se verën që po vjen, Rashica mund të lërë Bundesligën për një gjigant evropian.

Ismet Munishi është një nga personazhet më të spikatura të futbollit në Kosovë.

Aktualisht trajner i skuadrës së Ballkanit, që kryeson IPKO Superligën e Kosovës, Munishi tregon për “FanZone” në Super Sport se si vendosi ta aktivizonte te Vushtrria Milo Rashicën, kur ende nuk I kishte mbushur 16 vjeç.

“Milotin kemi filluar ta aktivizjmë ende pa i mbushur 16 vjeç. Në sezonin e parë e kemi inkuadruar vetëm në pjesën e dytë, pastaj në sezonin e dytë e kemi aktivizuar 90 minuta. Që atëherë e kemi vërejtur se kishte predispozita për t’u bërë lojtar i madh, e ka përkrahur e gjithë skuadra. E ka përkrahur i gjithë qyteti, pasi të gjithë e kemi ditur se kemi një futbollist të madh. Është krenari ta shohësh atë në Bundesligë. Tani po e presim të transferohet në një skuadër më të madhe, që të tregojë vlerat edhe me futbollistët më të mëdhenj të botës”, deklaroi ai.

Pas një kohe të gjatë në Bundesligë, Premierliga mund të jetë destinacioni i 23 vjecarit, që gjithashtu kërkohet nga klube edhe në Serie A.

Mbetet të shihet se ku do të shkojë numri 7 i Kombëtares së Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme