Google ADS

Munishi: Jam krenar me futbollistët, po luajnë pa pagesa

16:01 | 25 Nëntor 2017
Arbresh.info

Vëllazinimi është mposhtur në shtëpi nga Llapi me rezultat 0 me 3.

Trajneri i njohur i kuqezinjve, Ismet Munishi ka folur pas përfundimit të ndeshjes, duke i adresuar problemet me të cilat ballafaqohet skuadra e tij.

Munishi ka folur edhe për problemet financiare e gjigantit kosovar, transmeton arbresh.info.

“Jemi shumë vonë me pagesa, jemi shumë vonë me shumë gjëra. Ne jemi duke vazhduar që të luftojmë, vazhdojnë që të sakrifikojmë çdo gjë për klub”.

“Mendoj se mos-shënimi i golave vjen nga ngarkesa psikologjikë që vjen gjatë javës. Për ndeshje secili futbollist mendon vetëm për lojë”, u shpreh Munishi.

Tutje ish-trajneri i Dritës ka thënë se do të vazhdojnë kampionatin edhe pa para.

“Ne vazhdojmë të luajmë edhe pa para që ta përfundojmë këtë sezon. Duhet të bëhet diçka sepse këta djem meritojnë të trajtohen mirë”.

“Gjithë kjo luftë gjithë ky angazhim, më vjen shumë keq prej tyre sepse po sakrifikojnë shumë”,deklaroi Munishi. /arbresh.info/

Të ngjashme