Trajneri i Ballkani-t, Ismet Munishi është ndarë i kënaqur me barazimin ndaj Gjilani-t.
“Xhebrailat” zhvilluan ndeshje të bukur, por nuk arritën të shënojnë që të arkëtojnë pikët e plota, shkruan portali arbresh.info.
Mirëpo, Munishi është ndarë i kënaqur me lojën që zhvilluan lojtarët, derisa beson se nëse do kishin pak fat do fitonin derbin.
“Ishte një paraqitje e mirë e skuadrës. Jam shumë i kënaqur me luftën dhe angazhimin. Kishim përballë një kundërshtar të fortë. Kishim raste, ashtu siç kishte edhe Gjilani”.
“Me pak fat do të fitonim, por barazimi është epilog real. Ishte një lojë e fortë, burrërore, vetëm kështu mund të shkojë përpara futbolli”.
“Jemi skuadra më e përgatitur fizikisht në ligë. Kundërshtari na bëri presion në 15 minutat e fundit, nuk është se ne ramë fizikisht”, u shpreh Munishi për Art Sport.
Ballkani momentalisht renditët në pozitën e dytë në tabelë me shtatë pikë./arbresh.info.
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...