Ballkani i Ismet Munishit ka vazhduar me fitore duke mposhtur kësaj radhe Arbërinë në udhëtim me rezultat 4-2.
Trajneri Munishi u nda tejet i kënaqur me atë se çfarë treguan futbollistët e tij në këtë përballje, teksa theksoi se mbetet i kënaqur edhe me paraqitjen e futbollistit Mevlan Zeka.
“E kemi ditur që do të jetë një ndeshje e vështirë, pasi që rezultatet e Arbërisë nuk janë të rastësishme”.
“Ndeshjes iu kemi qasur me angazhim pothuajse 120 për qind dhe jam i kënaqur me paraqitjen e secilit futbollistë, sikurse të atyre që startuan, po ashtu edhe të atyre që u inkuadruan në lojë”.
“Krahas fitores jam i kënaqur që edhe Mevlan Zeka po rikthehet në formën e duhur dhe po tregon që është një futbollist cilësor. Ne kemi nevojë për të dhe secilin futbollistë, pasi që kemi orarin e ngjeshur të ndeshjeve dhe na duhet freski”, ka thënë Munishi për “Art Sport 1”.
Pas kësaj fitore skuadra e Ballkanit vazhdon të qëndrojë në pozitën e parë me 16 pikë të grumbulluara.
Në kuadër të xhiros së shtatë, ekipi i Ballkanit e pret Dritën në shtëpi.
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin