Google ADS

Munishi i lumtur me fitoren, përgëzon Drenicën dhe i përgjigjet akuzave të Lushtakut

16:21 | 20 Tetor 2021
KRG

Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi është ndarë i kënaqur me fitoren e ekipit të tij ndaj Drenicës, teksa ka folur edhe për akuzat e drejtuara nga homologu Tahir Lushtaku.

Gjilani fitoi me rezultat të ngushtë 2-1 në shtëpi ndaj Drenicës, për t’i rrezuar drenicasit nga froni që e mbajtën për disa javë.

Pas kësaj fitore ka folur edhe trajneri Munishi, i cili ndihet i lumtur me rezultatin, teksa nuk ka hezituar ta përgëzoj edhe Drenicen për futbollin e luajtur.

“Me të vërtetë më gëzon shumë kjo fitore, e kemi cilësuar si ndeshje të vështirë. Drenica ka qenë lider me meritë deri tani. Ka luajtur futboll më të mirë sesa të gjithë, e patëm shumë të vështirë sot”, ka thënë fillimisht Munishi pas ndeshjes.

“I kemi pas dy probleme kryesore, skuadra ka arrit në atë nivel që e kemi komfort të luajmë si të duam. Ne po dimë t’i godasim kundërshtarët në kundërsulme. Kur e keni një portier sikurse Koliçi puna është shumë më e lehtë”.

“Tash e tutje duhet të përmirësohemi duke luajtur mirë, duke luajtur futboll sulmues dhe të grumbullojmë sa më shumë pikë”.

Në fund, Munishi u përgjigj edhe për akuzat e trajnerit të Drenicës, Tahir Lushtaku, i cili e cilësoi si asistent të gjyqtarit.

“Kam marr epitete të ndryshme nga shumë trajnerë. Drenicën e vlerësojë shumë, gjyqtarët i kemi që nuk ndikohen”.

“Kam respekt për Tahirin, na ka befasuar të gjithëve, e kam mik të mirë dhe e pranoj këtë epitet. Nëse përveç Gjilanit, e kom një skuadër simpatike, ajo është Drenica”, përfundoi trajneri i Gjilanit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme