Google ADS

Munishi e krahason Baftiun me Rashicen

18:49 | 7 Tetor 2019
Arbresh Info

Ballkani ka arritur fitore të madhe në takimin e sotëm ndaj Prishtinës.

Suharekasit fituan në fushën e tyre me rezultatin 1-0.

Vendimtar ishte sulmuesi Blend Baftiu që më golin e tij, i siguroi fitoren e katër radhazi të Ballkanit.

Pas ndeshjes, trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi u shpreh i lumtur me fitoren.

“Fitoret janë të rëndësishme, por ndaj Prishtinës është vështirë t’i shënosh gol dhe në skuadër më është dashur ta rikthej mentalitetin e fitores dhe agresivitetin në fushë”, tha fillimisht Munishi për SSK.

“Unë sot iu thash lojtarëve që mos t’i respektojmë jo vetëm Prishtinën por çdo skuadër por edhe mos t’i nënçmojmë, dhe kjo na bën të arrijmë rezultate”.

Blendi Baftiu super edicion këtë vit, “Blendi Baftiu është një lojtar që radhë del, kam fat, pas Milotit (Rashicës) tashmë kam edhe Hoxhën e Topallit si duket e kam fatin të kem këso super-talenta”, përfundoi Munishi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme