Google ADS

Munir nuk dëshiron të rikthehet te Barça

08:29 | 28 Shkurt 2018
Arbresh Info

Munir El Haddadi është i lumtur për të vazhduar qëndrimin edhe për një kohë të gjatë te Alaves.

Sulmuesi i Barcelona i huazuar këtë sezon nga Alaves pritet të kthehet te gjiganti katalunas në muajin qershor të këtij viti, transmeton portali arbresh.info. Por, gazeta katalunase ‘Sport’ raporton që Barcelona ka zgjedhur për të shitur atë gjatë verës për shkak se Munir ka vendosur për të vazhduar qëndrimin edhe për një kohë të gjatë në Alaves.

“Kam një dashuri shumë të madhe për tifozët e Alaves dhe ndihem i lumtur në Vitoria”, ka thënë sulmuesi.

“Unë gjithashtu besoj se kam besimin e trajnerit këtu”

22-vjeçari ka realizuar gjashtë gola brenda 22 paraqitjeve këtë sezon në La Liga./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme