Sulmuesi i Manchester United, Romelu Lukaku do të gjobitet nga klubi për mungesën në stërvitje pa leje.
Reprezentues i Belgjikës është stërvitur në Holandë gjatë dy ditëve të kaluara, ndonëse e hëna isha ditë pushimi për lojtarët e United, transmeton portali arbresh.info.
Skuadrat në Serie A si Interi dhe Juventusi vazhdojnë të kërkojnë sulmuesin, i cili nuk ka luajtur në ndeshjet parasezonale për klubin në Premierë Ligë për shkak të lëndimit.
Në muajin korrik, United refuzoi një ofertë 54 milionëshe nga Interi për 26-vjeçarin.
Trajneri i gjigantit italian Antonio Conte ka konfirmuar në të kaluar së sulmuesi vazhdon të jetë shënjestra kryesore e tij duke thënë: “E konsideroj atë si një lojtar që mund ta përmirësojë skuadrën tonë”.
Lukaku iu bashkua “Djajve të Kuq” nga Evertoni për një tarifë prej 75 milionë funta në korrik të vitit 2017 dhe ka shënuar 12 gola në ligë sezonin e kaluar./arbresh.info/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...