Sulmuesi Alvaro Morata u detyrua të lë fushën në takimin ndaj Manchester Cityt para kohe për shkak të lëndimit.
Fillimisht u dyshua për një lëndim të gjatë, por duket se nuk do të jetë më shumë se një muaj.
Spanjolli ka pësuar një lëndim në kofshën e majtë dhe kështu do të humbet disa ndeshje.
Së pari 24-vjeçari do të mungojë në takimet kualifikuese për Kupën e Botës me Shqipërinë dhe Izraelin.
Morata do të humbasë edhe ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve ndaj Romës me 18 tetor, por mundësitë janë që të humbas edhe të dytën me 31 tetor.
Ndërsa në Ligën Premier pritet të humbas takimet ndaj Crystal Palaces, Watfordit dhe Evertonit.
Spanjolli këtë sezon në kampionatin elitar anglez ka shënuar gjashtë gola dhe ka realizuar dy asistime.
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...
PZAP aprovon ankesën e Listës Serbe, anulohet moscertifikimi...
Driloni acarohet me Fitimin për shkak të Sarës, i bën një pa...
“Simba” dhe futbollistët e Gjilanit vizitojnë me fëmijet me ...
Tre të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe një automjeti...