Futbollisti shqiptar mund të jetë titullar në ndeshjen e nesërme të Ligës së Kampionëve.
Pas konfirmimit për mungesat e Roberto Firminospor edhe të Mohamed Salah në gjysmëfinalen e kthimit të Ligës së Kampionëve me Barcelonën, tashmë trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka nisur të mendojë për lojtarët qe do t’i zëvendësojnë.
Trajneri gjerman është i detyruar të improvizojë një formacion sulmues, për të tentuar një përmbysje të madhe pas humbjes 3-0 në Camp Nou.
Kësisoj, nga minuta e parë mund të luajë Xherdan Shaqiri, i cili mund të zë pozitën e Salah, ndërkohë në vendin e Firminos mund të startojë njëri në mes të Divock Origit apo Daniel Sturridge.
Kujtojmë se Shaqiri asistoi në golin e fitores në ndeshjen e kësaj jave në Premier Ligë, në fitoren 3-2 të Liverpoolit përballë Newcastle.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...