Mundësi për Brojan, Chelsea nuk do të transferoj sulmues pas lëndimit të Nkunku

15:25 | 14 Gusht 2023
Orgesa Haziri

Chelsea nuk pritet të nënshkruajë me një sulmues të ri këtë verë, pavarësisht dëmtimit të Christopher Nkunkut.

Chelsea shpenzoi 52 milionë funte për sulmuesin francez Nkunku në fillim të kësaj vere, por 25-vjeçari pësoi një dëmtim të rëndë në gju gjatë parasezonit që do ta mbajë jashtë fushës për muaj të tërë, transmeton Arbresh.info.

Pavarësisht se është i lidhur me sulmuesin e Juventusit, Dusan Vlahovic, Chelsea duket i vendosur të mbështetet në opsionet e brendshme për të mbuluar Nkunku.

Sipas Evening Standard, Chelsea do të refuzojë qasjen e fundit të AC Milan për sulmuesin Armando Broja.

Broja ka qenë jashtë fushës për shkak të një dëmtimi në gju që nga dhjetori, por Mauricio Pochettino dëshiron që 21-vjeçari të konkurrojë me Nicolas Jackson për minuta në fushën e gjelbër./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme