Mundësi kosovar fiton bursën Olimpike për Tokio 2020

12:25 | 2 Qershor 2020
A. B.

Mundësi Egzon Shala ka marrë një lajm të mirë nga Solidariteti Olimpik (SO) i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC).

Atij i është miratuar kërkesa e Komitetit Olimpik të Kosovës për t’iu dhënë bursa Olimpike Tokio 2020, në vend të karateistit Alvin Karaqi, të cilit i ishte ndërprerë bursa, pasi i njëjti vendosi të përfaqësojë një shtet tjetër.

Egzon Shala ka fituar normën Olimpike Tokio 2020 në kategorinë -125 kilogramë të mundjes.

29-vjeçari do të përfitojë 350 dollarë në muaj nga SO i KON-it, ndërsa vendimi do të hyjë në fuqi prej 1 maj 2020, edhe pse KOK kishte kërkuar që kjo t’i mundësohet prej 1 janar 2020.

Bursa Olimpike nga SO i KON-it dhe nga KOK-u marrin 18 sportistë elitarë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme