Mund të largohet i lirë nga Barcelona, tre gjigantët evropianë pas Dani Olmos

10:15 | 22 Dhjetor 2024
E.G

E ardhmja e Dani Olmos vazhdon të jetë ende e paqartë nëse do të vazhdojë te Barcelona pas muajit janar apo do të largohet.

Arsenali dhe Manchester City po përgatiten të luftojnë me Bayern Munichun për nënshkrimin e yllit të Barcelonës, Dani Olmo në janar, me 26-vjeçarin potencialisht të disponueshëm si një transferim i lirë, raporton El Nacional .

Olmo i është bashkuar Barcelonës në një transferim prej 52 milionë funtesh këtë verë nga RB Leipzig.

Megjithatë, për shkak të çështjeve të vazhdueshme financiare të Barcelonës, mesfushori sulmues është i regjistruar në klub vetëm deri më 31 dhjetor.

Si rezultat, Olmo duket se nuk ka gjasa të paraqitet për gjigantët katalanas në vitin e ri.

Raportet nga Spanja sugjerojnë se një klauzolë në kontratën e Olmos e lejon atë të largohet falas nga Barcelona nëse situata nuk zgjidhet deri në janar.

Arsenali dhe Manchester City i kanë bërë tashmë oferta tërheqëse reprezentuesit spanjoll, duke shpresuar ta sjellin atë në Ligën Premier.

Ndërkohë, edhe Bayern Munich është interesuar për të siguruar firmën e tij, duke intensifikuar konkurrencën për mesfushorin e talentuar.

Dani Olmo ka shënuar 6 gola dhe 1 asist në 15 ndeshje për Barcelonën këtë sezon. /Telegrafi/

Të ngjashme