Muller ka zbuluar se ai mendoi të largohej nga Bayerni

19:48 | 11 Shtator 2017
Arbresh.info

Thomas Muller ka zbuluar se ai mendoi të largohej nga Bayern Munih kur Manchester United bëri një ofertë për të.

“Djajtë e Kuq” kanë qenë të lidhur me yllin e Gjermanisë për vite me radhë dhe nënkryetari ekzekutiv i Bayernit, Jan-Christian Dreesen, konfirmoi në fillim të këtij viti se një ofertë prej 100 milionë eurosh erdhi nga “Old Trafford”. Ndërsa Dreesen këmbënguli që klubi as denjoi të diskutonte shitjen e mundshme të sulmuesit, vetë Muller e pranoi se ai mendonte të largohej. “Kishte një pikë, dy vjet më parë, kur kjo ishte një çështje, kur mendova për të, – tha ai për “Kicker”. – Por klubi më mbështeti menjëherë dhe më tha se e kisha vendin këtu. Kur Bayern Munich më tha se i duhesha dhe se isha një lojtar i rëndësishëm, atëherë nuk kam menduar aq shumë.”
27-vjeçari u kritikua sezonin e kaluar për paraqitje të dobëta në sezonin e parë të Carlo Ancelotti, duke shënuar 9 gola në 42 ndeshje në të gjitha garat. Ka pasur spekulime se ai mund të kërkojë një largim, por Muller nuk pret që nga Bayern Munih të largohet së shpejti. “Nuk kam ndjenjën se do të ndodhë diçka, – shtoi ai. – Jam shumë rehat këtu. Në kontrast me klubet e tjera më të mira në Europë, ky klub është rritur natyrshëm dhe ka një mentalitet të veçantë, me vlera të arsyeshme”.
Muller, i cili erdhi përmes sistemit të të rinjve të Bayernit, ka bërë 400 paraqitje për ekipin e parë dhe është kontraktuar me klubin bavarez deri në vitin 2021.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme