Sulmuesi i Bayern Munich, Thomas Muller, po pret me padurim një ndeshje të rëndësishme dhe vendimtare kundër Champions League.
Inter do të presë të mërkurën në “San Siro” Bayernin në ndeshjen hapëse të grupeve. Pas barazimit zhgënjyes të Bayern Munich ndaj Union Berlin, Muller dha mendimin e tij për sfidën ndaj zikaltërve.
“Shpresoj për një rezultat më të mirë se kundër Unionit, kjo është e sigurt. Do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme dhe vendimtare për të dyja skuadrat. Në një fazë grupore si kjo, loja hapëse është thjesht shumë e rëndësishme për moralin dhe për rrugëtimin në këtë turne.
Unë kam qenë në gjendje të luaj disa herë në San Siro. Nuk është stadium më modern, por unë isha atje si spectator si fëmijë dhe jam ende shumë i impresionuar nga historia”, u shpreh Muller./albeu.com/
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...