Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, ka thënë se nuk e ka ndërmend t’i ftojë përsëri në Kombëtare Thomas Mullerin dhe Jerome Boatengun, pavarësisht formës së lartë dhe kontributit të tij në triumfin e Bayern Munich në Ligën e Kampionëve.
Muller dhe Boateng ishin titullar në finalen e së shtunës në Lisbonë, në të cilën Bayerni e mundi 1:0 Paris Saint-Germainin falë golit të Kingsley Coman në pjesën e dytë.
Mulleri i bëri 50 paraqitje në përgjithësi për Bayernin këtë sezon, duke i shënuar 14 gola, derisa Boateng e rifitoi vendin e titullarit në skuadër kah fundi i sezonit, duke i bërë 39 paraqitje.
Por të dy janë lënë jashtë ekipit të thirrur nga Low për ndeshjet e Gjermanisë në muajin shtator.
Në vitin 2019, Low njoftoi se Muller, 30 vjeç, Boateng 31 vjeç dhe Mats Hummels nuk do të jenë më pjesë e Kombëtares së Gjermanisë.
Ndërsa këtë të marte, ai e përsëriti qëndrimin e vet duke thënë: “Të dy lojtarët bënë paraqitje të mira dhe treguan sesa të rëndësishëm janë për ekipin e tyre. Por, pas Kupës së Botës, ne vendosëm që të luajmë me lojtarë të tjerë. Ne duam që lojtarët e rinj të kenë kohë dhe hapësirë për t’u zhvilluar”./Gazeta Express/
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...