Arbnor Muja pritet që të jetë lojtari më i ri i kombëtares së Shqipërisë. 24-vjeçari është pajisur me pasaportë shqiptare e me shumë gjasa do të jetë pjesë e listës prej 23 lojtarësh që Sylvinho do të ftojë për dy ndeshjet e muajit shtator.
Kuqezinjtë sfidojnë Çekinë në Pragë në datën 7 shtator, ndërkohë që tri ditë më vonë zbarkon Polonia në “Air Albania”. Duele të vlefshme për grupin E të eliminatoreve të Euro 2024.
Sulmuesi i djathtë është një lojtar me shumë potencial dhe po bën shumë mirë në Belgjikë tek Antwerpi, skuadër me të cilën fitoi titullin kampion dhe Kupën e Belgjikë sezonin e fundit. Dhe Superkupën gjatë muajit të kaluar.
Performancat pozitive të futbollistit nga Mitrovica kanë tërhequr vëmendjen e teknikut brazilian, i cili do e bëjë pjesë të kuqezinjve në grumbullimin e ardhshëm. Muja do të rrisë konkurrencën në skuadër, teksa do të rivalizojë me Jasir Asanin për një vend titullari.
Pasi spikati te Drita, sidomos në përballjet në Europa League, drejtuesit e Antwerpit u bindën që të investonin te Muja. Aventura në Belgjikë ka shkuar mjaft mirë me futbollistin dardan, i cili ka dhënë kontributin e tij në sukseset e edicionit të kaluar.
Muja është grumbulluar një herë nga Kosova, por nuk ka debutuar, ndërkohë që është aktivizuar me Kosovën U21 (6 ndeshje). Në të tilla kushte, nuk ka asnjë pengesë për lojtarin ofensiv për t’u aktivizuar me Kombëtaren e Shqipërisë.
Krahas Dritës dhe Antwerp, Muja ka qenë pjesë e Skënderbeut në Shqipëri, si dhe me Trepça ’89 dhe Prishtinën në Kosovë. Shtatori do t’i rezervojë një aventurë të re, teksa do të veshë për të parën herë fanellën e bukur kuqezi./ss
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...