Trajneri i përkohshëm i Kosovës, Muharrem Sahiti, për ‘Zona Gol’ në Supersport, ka komentuar situatën aktuale të skuadrës dhe pritshmëritë për të ardhmen.
“Mendoj se kemi bërë një fushatë eliminatore shumë të mirë, përtej pritshmërive tona. Vërtetë na kanë munguar rezultatet, por loja e skuadrës ka qenë e admirueshme. Ne kemi stimuluar lojën sulmuese të skuadrës, por kemi shumë mangësi në mbrojtje”, tha trajneri i Kosovës.
Sahiti komentoi edhe çështjen e trajnerit të ardhshëm, duke thënë se është kompetencë e presidentit Vokrri, por sugjeroi një emër të huaj për stolin e përfaqësueses së Kosovës.
“Sa i përket trajnerit, ajo është zgjedhje e presidentit, i cili besoj se do të bëjë zgjedhjen e duhur. Unë mendoj se është e nevojshme për një trajner të huaj, ashtu siç po bën edhe Shqipëria, pasi vërtetë kemi nevojë për një trajner të huaj”, tha ai.
“Unë e përjashtoj veten nga drejtimi i skuadrës, por do vazhdoj të jem pjesë e stafit teknik. Mendoj se një trajner i huaj bën mirë, ndërsa kontributi im do jetë në stafin teknik”, u shpreh Sahiti.
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit