Muharrem Jashari asiston në ndeshjen e Cherkasyt

23:34 | 22 Shtator 2024
D.H

Mesfushori kosovar, Muharrem Jashari ka vazhduar me paraqitje të mira në elitën e futbollit të Ukrainës.

Jashari asistoi në barazimin 1:1 të Cherkasyt ndaj Polissaya Zhytomyrit.

LNZ Cherkasy e shënoi golin në minutën e 34-të, nëpërmjet Dmytro Topalov.

Kjo ndeshje u zhvillua të dielën dhe i takoi javës së shtatë të Premier Leagues së Ukrainës. Për Jasharin është asistimi i tretë, ndërsa ka shënuar edhe dy gola me fanellën e skuadrës ukrainase. Jashari kompletoi takimin. Deri në fund të ndeshjes për Cherkasyn luajti edhe mbrojtësi Hajdin Salihu.

LNZ Cherkasy zë vendin e katërt me 11 pikë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme