Google ADS

Muhamet Hyseni zgjidhjet “Ylli i Javës”

10:38 | 23 Shkurt 2024
KRG

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) dhe sponsori i Superligës, vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 21-të në Superligë i ka takuar futbollistit të Llapit, Muhamet Hyseni.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Blerim Haxholli, Selajdin Jerliu dhe Luan Tabaku.

Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e 21-të t’i takojë Muhamet Hysenit, pasi në fitoren e Llapit kundër Fushë Kosovës pati paraqitje shumë të mirë, duke realizuar një gol dhe një asistim në fitoren bindëse, 3-0.

Pasi mori këtë çmim për herë të katërt në këtë edicion, futbollisti llapjan u shpreh i lumtur për vlerësimin.

“Jam i lumtur që për herë të katërt nderohem me këtë çmim. Falënderues  çdoherë për ata që më vlerësuan. Çmimin e ndaj me bashkëlojtarët. Meritat janë të përbashkëta, pasi futbolli është një sport kolektiv dhe pa bashkëpunimin dhe ndihmën e tyre nuk do të mund ta fitoja këtë çmim”.

“Falënderoj klubin e Llapit, e në veçanti stafin e trajnerëve që po bëjnë një punë shumë profesionale dhe po na japin mbështetje të pa-rezervë, e ku punën e tyre po e vërtetojmë me paraqitje të mira në çdo ndeshje”.

“Për mua është vetëm fillimi i një rrugëtimi të suksesshëm. Nuk do të ndalem asnjë moment për suksese të reja…Forca Llapi! Forca Legjenda”, ka thënë Hyseni për faqen zyrtare të FFK-së. /Arbresh.info/

Të ngjashme