Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 31-të në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit, Muhamet Hyseni.
Çmimin “Ylli i Javës” për Hysenin, e ndau Shpat Ibrani, menaxher i marketingut në Albi Online.
Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Skender Krapa, Fatmir Mehmeti dhe Fisnik Ademi.
Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e 31-të t’i takoj Muhamet Hysenit, i cili shënoi të dy golat në fitoren e skuadrës tonë në udhëtim kundër Prishtinës, që na mban në hap për kreun e tabelës dhe njëherit arriti të rikthehet në pozitën e golashënuesit më të mirë të Albi Mall Superligës me gjithsejt 21 gola të realizuar.
Pasi mori këtë çmim, Hyseni u shpreh i lumtur që u vlerësua si më i miri i javës.
“Ndihem jashtëzakonisht mirë pasi që për herë të pestë shpallem “Ylli i Javës”, çmim ky që vjen pas paraqitjeve shumë të mira në vazhdimësi të të gjithë ekipit. Kjo po më ndihmon edhe mua të realizoj gola dhe të fitoj këtë çmim. Tek Llapi kemi një atmosferë fantastike dhe jemi shumë të bashkuar, andaj besoj që do ta mbyllim sezonin me trofeun e kampionit që e kemi si synim. Na mbetet që edhe këto pesë ndeshjet e fundit të japim maksimumin dhe t’i gëzojmë gjithë tifozët llapjanë dhe “Legjendat”, tha Hyseni për faqen zyrtare të FFK-së.
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...