Peja ka pësuar humbje nga Kozuvi në palestrën “26 prilli” në Gjevgjeli me rezultat 77-67, në atë që ishte ndeshja e dytë çerekfinale e Ligës Ballkanike.
Çereku i parë për pejanët ishte katastrofal.
Furia e vendasve ishte më e suksesshme pasi krijuan avantazh të thellë prej 15 pikësh, me saktësi të madhe nga loja e hapur dhe gjuajtjet e lira.
Peja nga ana tjetër tentoi të kthehej në çerekun e dytë, por e kishte vështirë.
Pejanët zbutën disavantazhin në vetëm shtatë pikë pas pjesës së parë falë një loje të mirë në trapez, pasi nga perimetri përqindja e mysafirëve ishte shumë e dobët, vetëm 16 për qind, 3 nga 18 tentime të qëlluara në pjesë të parë për tri pikë.
Çereku i tretë ishte i balancuar ku Peja ngushtoi disavantazhin në një pikë, por starti i periudhës së fundit penalizoi mysafirët.
Ata realizuan vetëm 4 pikë për 6 minuta të periodës së fundit dhe kjo ndikoi që Peja të mos kishte gjasë për rikthim të rezultati.
Vendasit e Kozuv kishin konsolidim të mirë në mbrojtje, duke kontrolluar kundërsulmet dhe duke pasur kërcime me rëndësi në mbrojtje.
Peja kishte statistikë të tmerrshme nga vija për tri pikë me saktësi vetëm 12 për qind me vetëm katër të realizuara nga 31 tentime.
Te Peja më i miri ishte Jamie Billie Skeen me 22 pikë e 9 kërcime, pasuar nga Miljanic dhe Rundles me nga 14 pikë.
Alban Veseli nuk kishte natën e tij me vetëm 4 pikë e 10 kërcime.
Peja tash e kërkon gjysmëfinalen në Karagaç javën e ardhshme, ku vendasit të përkrahur nga tifozët duhet të mposhtin maqedonët.
Sulm me thikë në një shkollë të Zagrebit, vdes një 7 vjeçar
Aksident mes dy veturave në Sllatinë, s’ka të lënduar
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...
Gresa e nervozuar me Xuxin, e kundërshton për gjithçka
ASK: Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 723.12 mijë ton
Sulmohet nga forcat ruse edhe ambasada e Maqedonisë së Veriu...