Donjeta Sadiku është mposhtur nga garuesja e Kolumbisë, Angie Paola Valdes Pina në rrethin e 1/8 së finales në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Ajo ka humbur me vendim të gjyqtarëve 3-2, shkruan Arbresh.info.
Sadiku ka bërë gara në sportin e boksit në kategorinë deri në 60 kilogramë.
Shorti për Donjetën nuk ka pasur mëshirë duke e ndeshur me boksieren nënkampione të botës.
Kështu përfundon ëndrra e saj për të fituar medalje olimpike deri në Olimpiadën e radhës.
Kjo është hera e dytë që ajo merr pjesë në Lojëra Olimpike./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...