Google ADS

Mourinho zbulon skuadrat kryesore që luftojnë për top katër, nuk e përmend United

14:28 | 11 Shkurt 2020
Arbresh Info

Trajneri i Tottenham, Jose Mourinho nuk e ka përmendur emrin e klubit të vjetër, Manchester United si kandidatë për të hyrë në top katër.

Tekniku portugez është duke u munduar të hyjë në top katër, pozitë të cilin momentalisht e mban Chelsea, transmeton portali arbresh.info.

Sipas tij, Tottenham, Arsenal, Chelsea, Everton, Wolves dhe Sheffield United janë kandidatët kryesorë në garë për top katër, ndërsa nuk e ka përmendur ish-klubin, Manchester United.

“Wolves dhe Sheffield janë duke luftuar për top katër. Jo vetëm për shkak të pozitës që janë në tabelë, por për shkak të fuqisë dhe kualitetit”.

“Pra nuk varet vetëm nga Tottenham, Arsenal, Chelsea dhe Everton. Nuk varet nga na. Edhe këto dy klube janë fantastike”, theksoi Mourinho.

Tottenham momentalisht renditët në pozitën e gjashtë në tabelë, katër pikë me pak se “Blutë”, ndërsa në 1/16 e Ligës së Kampionëve do përballen me RB Leipzig.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme