Trajneri i Romës, Jose Mourinho, ka thënë se është i lumtur që skuadra e tij luan finalen e dytë radhazi në garat evropiane.
Roma dhe Sevilla, do të ballafaqohen të mërkurën mbrëma në finalen e Europa League.
Strategu portugez duke folur për “Sky Sport”, ka thënë se vetëm klubet e mëdha luajnë dy finale evropiane radhazi.
“Ne punojmë shumë çdo ditë për të ndërtuar historinë e këtij klubi. Zakonisht vetëm klubet e mëdha me histori të madhe, ata mund të arrijnë dy finale evropiane radhazi dhe nuk është e lehtë as për ta. Për ne, suksesi tani ka një vlerë të madhe”, ka thënë Mourinho.
Ndeshja Roma-Sevilla fillon në orën 21:00./rtk
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...