Manchester United ka filluar furishëm këtë afat kalimtar të transferimeve, duke kryer punët para fillimit të kampionatit botëror Rusia 2018.
Djajtë e Kuq sezonin e kaluar e përfunduan pa asnjë trofe dhe në pozitën e dytë, 19 pikë larg vendit të parë, Manchester City, që e fituan bindshëm kampionatin anglez duke thyer të gjitha rekordet.
Ky fakt ka bërë që bordi i United dhe trajneri portugez, Jose Mourinho, ta përforcojnë skuadrën duke shpenzuar shumë të mëdha.
I pari që është bërë lojtar i ri i United, është mesfushori brazilian, Fred Rodrigues, i cili dje kompletoi transferimin e tij nga Shakthar Donestk, për shumën e 60 milionë eurove.
Gjiganti anglez po ashtu këto ditë do ta zyrtarizojë edhe transferimin e mbrojtësit të talentuar nga Porto, Diogo Dalot. Dalot konsiderohet si një nga talentët më të mirë të Portugalisë dhe mund të luajë në të gjitha pozitat e mbrojtjës.
Tashmë, Mourinho do ta kthejë fokusin përsëri në mesfushë dhe është i gatshëm të shpenzojë shuma të ‘çmendura’.
Sipas “The Guardian” United do të ofrojë 100 milionë euro për trekuartistin italian, Veratti, i cili shihet si zëvendësues ideal i Carrick. Por, një alternativ tjetër e Mourinho, është kroati, Kovacic i Real Madridit, i cili mund të kushtojë më lirë dhe të kryej të njëjtën punë.
Po ashtu, bordi i United është duke punuar edhe në rastin e Gareth Bale, por uellsiani është duke pritur emërimin e trajnerit të ri të Realit, për të vendosur të ardhmen e tij. Ndërsa, Cristiano Ronaldo ia ka bërë të qartë los blancos, se do të largohet. E ardhmja e tij, mund të jetë një rikthim ëndërrash në Old Trafford, gjë të cilën e ka kërkuar edhe nëna e tij. /arbresh.info/
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...
Nicole Kidman zbulon filmin e saj të preferuar të të gjitha ...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Krishtlindjet
Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në vlerë mbi ...
Kushtetuesja e Speciales hudh poshtë referimin e Thaçit lidh...
LDK: Vazhdojnë përgatitjet drejt fitores së madhe!