Jose Mourinho beson se Manchester Unitedi nuk ia dha kohën e nevojshme për ta çuar përpara projektin e tij në Old Trafford.
Strategu portugez, i cili para një viti zuri vendin e Mauricio Pochettinos te Tottenham Hotspur, është duke shkëlqyer me skuadrën e tij të re, e cila madje konsiderohet si konkurrent për titull, transmeton Telegrafi.
Pas sukseseve të arritura me klubet e mëparshme, Djajtë e Kuq e angazhuan Mourinhon, i cili mendonte të aplikojë një projekt afatgjatë që, sipas tij, u ndërpre para kohe.
Ai ka thënë se me Porton, Interin, Real Madridin dhe Chelsean, nuk kishte pasur shumë nevojë për të arritur sukses, porse te Unitedi i nevojitej kohë.
“Klubi i parë, ku mendova se më nevojitej kohë dhe koha nuk mu dha, ishte te Manchester Unitedi, sepse mu duk se e lash në mes të procesit, por kam mësuar shumë kohë më parë që t’i respektoj vendimet, gjë që e bëra te Unitedi”.
“Bëmë atë që bëmë, bëmë atë që ishte e mundur të bënim dhe vazhduam tutje. Unë jam i lumtur, ata janë të lumtur dhe kemi raportorë të shkëlqyera, gjë të cilën e them gjithmonë me krenari, kur largohem nga klubet, i ruaj raportet e mira me të gjithë dhe Unitedi është një shembull i tillë”, citon Goal fjalët e 57-vjeçarit./Arbresh.info/
Ramush Haradinaj shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të ...
Roth për protestat në Serbi: Të qëndrojmë për liri dhe demok...
“Kam humbur diçka që lashë jashtë për ty”, Xheneta plas në v...
Barcelona në kaos, grupimi “Som Un Clam” kërkon dorëheqjen e...
Vëllezërit pesë dhe nëntë vjeç, në mesin e 12 viktimave të t...
I moshuari 87-vjeçar përplaset nga një automjet në Këlcyrë t...