Roma luan ndeshjet e fundit në kuadër Uefa Conference League ndaj Sheriff Tiraspolit.
Në konferencë për media, trajneri Jose Mourinho foli rreth ndeshjes së nesërme por edhe për merkaton e janarit, shkruan Arbresh.info.
Portguezi ka shprehur dëshirën për transferimin e një mbrojtësi gjatë kësaj merkato, pasi mundësitë ekonomike nuk janë për më shumë.
“Merkato jonë do të jenë gjithmonë në përshtatje me kushte ekonomike. Unë jam trajneri dhe më pas drejtori e presidenti, të gjithë kemi një objektiv. Por, nuk mund të bëjmë çmenduri sepse ky është realiteti ynë. Unë do të isha tejet i lumtur nëse në merkaton e janarit mbërrin një mbrojtës”, tha Jose Mourinho.
Ai u shpreh se dëshiron edhe më shumë por ai tha se Roma nuk është një Manchester City që ka “lluksin” të blejë një lojtarë 80 milion, pastaj ta vë në shitje.
A do të doja më shumë lojtarë? Sigurisht që po, por dëshira janë tjera nga mundësitë. Ne nuk jemi Manchester City, ata morën një lojtar për 80 milionë euro dhe tani do e shesin. Më pas do të blejnë një tjetër. Më vjen keq, por ne jemi në një tjetër realitet”, u shpreh Mourinho.
Kujtojmë që Roma ka vuajtur shumë gjatë kësaj kohe për një mbrojtës pas lëndimit të Marash Kumbullës që po e mban ende jashtë fushave./Arbresh.info/
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...