Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho, bëri punë vullnetarë gjithë ditës së hënë, kur u doli në ndihmë personave më të vjetër në moshë të cilët janë vendosur në karantinë, mes krizës së koronavirusit që e goditur edhe Britaninë e Madhe si të gjithë botën.
Jose Mourinho po i ndihmon organizatave britanike Age UK dhe Love Your DoorStep – organizata lokale që po i bashkojnë njerëzit për t’iu dërguar produkte ushqimore dhe gjëra tjera esenciale njerëzve të moshuar të vendosur në karantinë, transmeton Gazeta Express.
Jose Mourinho spent his day delivering essential goods to the elderly who are struggling due to the coronavirus, class act ?
(via @loveurdoorstep, @age_uk_enfield) pic.twitter.com/HmUlT0F6aJ
— ESPN FC (@ESPNFC) March 23, 2020
Trajneri i Tottenhamit, në një video të publikuar në llogarinë zyrtare të Love Your DoorStep, dëgjohet duke thënë: “Jam këtu për t’u ndihmuar Age UK dhe Love Your DoorStep dhe natyrisht edhe ju mund të dhuroni ushqim, të dhuroni para ose të bëni punë vullnetare”.
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, më vonë bëri të ditur për masa më strikte për lëvizjen e qytetarëve, duke i paralajmëruar të gjithë se do të gjobiten nëse shihen duke i shkelur ato gjoba.
Sezoni në Premierligë javën e kaluar u vendos të shtyhet të paktën deri më 30 prill, mirëpo ende mbetet të shihet nëse do të mundë të përfundohet apo jo ky sezon, varësisht nga situata.
Virusi Covid-19 tashmë i ka prekur mbi 395 mijë njerëz në të gjithë botën, ndërsa mbi 17 mijë njerëz kanë mbetur shkaku i virusit.
Si arriti Vinicius të bëhej lojtari më i paguar i Real Madri...
Hungaria humb fonde të BE-së në vlerë të 1 miliard eurove
Sara-Fitimit: Provoje humorin se loja me pëlqimin për mua nu...
Aktiviteti filantropik i ish-Presidentit Carter
Kryefjala e Kuvendit, Glauk Konjufca dhe momentet më qeshara...
Deri në 40 minuta pritjet për dalje nga Kosova te Dheu i Bar...