Jose Mourinho ka shpjeguar pse mbrojtësi holandez, Daley Blind, goditi nga pika e bardhë në fitoren 2 me 0 kundër Benficas.
Manchester United mposhti gjigantin portugez në xhiron e katërt të grupeve të Ligës së Kampionëve, kështu duke u renditur në pozitën e parë me 12 pikë.
Për ‘djajtë e kuq’ u akorduan dy penallti në favor të tyre. Penalltinë e parë e goditi sulmuesi francez, Anthony Martial, i cili dështoi për ta mposhtur portierin 18 vjeçar, Silvaar.
Ndërsa në pjesën e dytë u akordua penalltia e dytë për ekipin anglez. Martial nuk ishte në lojë për të marrë përgjegjësinë e gjuajtjes kështu që belgu Lukaku dëshiroi të godiste por Mourinho nuk e lejoi atë, pasi trajneri portugez dëshiroi që Blind të gjuajë nga pika e bardhë.
“Arsyeja ishte se Martial nuk ishte më në lojë dhe kështu lojtarët shprehen gatishmëri për të gjuajtur penalltinë. Romelu dhe Ander Herrera ishin të gatshëm por zgjedhje ime ishte Blind”, tha Mourinho.
“Ne ushtrojmë dhe analizojmë gjuajtjet nga pika e bardhë. Në ditët e fundit Martial nuk humbi asnjë penallti kundër tre portierëve tejet të mirë por ai e humbi, nganjëherë vendimi është i gabuar”, përfundoi tekniku portguez.
Blind u tregua i saktë duke e shënuar golin e dytë dhe të fitores për Manchester United. /arbresh.info/
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare