Trajneri i Tottenham, Jose Mourinho, ka pohuar se ai kishte më shumë presion gjatë kohës që drejtoi Chelsea sesa “shefi” aktual i bluve, Frank Lampard.
Portugezi fitoi tre tituj të Premier League me Chelsea në dy periudha të ndara, teksa Lampard ishte një nga lojtarët e tij më të rëndësishëm në “Stamford Bridge”. Ish-mesfushori tani është kthyer te blutë si trajner, duke i drejtuar ata në vendin e katërt kampionatin e kaluar, në sezonin e tij të parë në krye.
Dyshja do të ketë një përballje të madhe të dielën, në Premier League, me Tottenham që hyn në ndeshje si kryesues i renditjes, ndërsa Chelsea i treti. Megjithëse nga Lampard ka shumë pritshmëri, pasi Chelsea investoi shumë gjatë verës, Mourinho ka insistuar se ai përballej me më shumë presion gjatë kohës që ishte në “Stamford Bridge”: “Ajo që ndjeva është se kur isha në këto klube, kishte një presion të madh mbi mua. Tani nuk ka një presion të madh mbi trajnerët e këtyre ekipeve. Bëni pak presion ndaj tyre dhe na lini në paqe, duke bërë punën tonë”.
Edhe pse beson se u përball me më shumë presion sesa trajnerët pasues në “Stamford Bridge”, Mourinho tha se Lampard aktualisht ka më tepër presion në stolin e Chelsea sesa ai te “Spurs”: “Kur jeni favoritë, ju e dini pse jeni të tillë.
Ju duhet ta pranoni atë dhe duhet të merreni me atë lloj presioni e përgjegjësie. Unë isha në klube të cilat, le të themi, konsideroheshin kampionë në merkato për shkak të investimeve të tyre të fuqishme. Duhej të përballesha me atë presion. Kështu që tani nuk më takon mua të merrem me atë presion.
Është për të tjerët që të merren me atë presion. Kjo nuk është për mu ate Tottenham. Është një mënyrë tjetër për të bërë merkato te “Spurs”. Unë kam qenë te Chelsea më parë dhe e di ndryshimin. Këtu bëhet merkato e mençur, me më pak para përpiqesh t’i japësh ekuilibër të mirë ekipit, të mos bësh gabime, të zgjedhësh djemtë e duhur. Jam vërtet i lumtur me atë që kemi”.
Lukashenka fal 20 të burgosur
Gërvalla: Liberalizimi i vizave si rezultat i luftës ndaj ko...
Gërvalla: Liberalizimi i vizave si rezultat i luftës ndaj ko...
“Sonte nuk jom ‘kingu’, jom baba”, Gjesti flirtues ndaj Xhen...
Kurti me thirrje për ambasadorët: Historinë e Kosovës tregoj...
Ronaldo beson se Reali do ta fitojë Championsin: Kush vë bas...