Pas fitores 1-2 ndaj Sheriff Tiraspol, në Europa League, trajneri i Romës, Jose Mourinho u shpreh i pakënaqur me performancën e ekipit të tij në pjesën e parë. Në prononcimin për mediet, tekniku portugez theksoi se asnjë prej lojtarëve nuk dha aq sa duhej në fraksionin hapës.
“Nuk më pëlqeu pjesa e parë, as individualisht dhe as kolektivisht. Nuk kishim aspak kontroll të lojës. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 dhe ishte një mrekulli sepse nuk bëmë asgjë për atë 1-0. Në pjesën e dytë pas barazimit më pëlqeu reagimi, goli, golat e mundshëm, kontrolli i lojës. Ok, ishim pa agresion të madh dhe pa ambicie të madhe, por e merituam fitoren”-tha Mourinho.
Tekniku portugez u ndal të komentojë edhe emra të caktuar, duke folur për dëmtimin e Sanchez, por edhe lojën e Lukakut dhe Aouar.
“Sanchez zëvendësua në minutën e 28’ për një dëmtim muskulor. Për fat të keq, Renato ky është, i vlefshëm kur luan, por dëmtohet shpesh. Aouar luan me ritme të ulta, pasi duket qartë frika që ka për të mos u dëmtuar. Ndërsa Lukaku ka nevojë të marrë më shumë minuta, që të gjejë formën e tij më të mirë”, tha portugezi.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...