Jose Mourinho shquhet për mbrehtësinë e fjalëve dhe shumë shpesh ndez edhe polemika të pafundme.
Para ndeshjes me Bodo/Glimt, skuadër kjo e cila e turpëroi 6-1 dy javë më parë në Norvegji, përballje kjo e vlefshme për fazën e grupeve të “UEFA Conference League”.
Trajneri portugez është pyetur edhe për emërimin e trajnerit të ri të Tottenham, Antonio Conte.
Mourinho i doli në mbrojtje bashkatdhetarit të tij, Nuno Espirito Santo mbi shkarkimin e tij.
“Mendoj se Antonio Conte është një trajner i mirë, por edhe Nuno Espirito Santo ishte po kaq i mirë. Ai bëri një punë fantastike për katër ose pesë vjet te Ëolverhamptoni. Nuk ishte një vit apo disa muaj. Tottenham tani ka një trajner të mirë, por e kanë pasur edhe me Nunon”, tha tekniku portugez.
Mourinho, në njëfarë mënyrë “shigjeton” drejtuesit e skuadrës nga Londra Veriore, që e shkarkuan nga detyra më 19 prill të këtij viti, dy javë para se të emërohej trajneri i Romës./Arbresh.info
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...