Mourinho telefonon Sanchezin rreth transferimin në Man Utd

16:44 | 6 Prill 2017
Arbresh Info

Sipas shumë raporteve, Jose Mourinho ka telefonuar sulmuesin Alexis Sanchez rreth një transferimi të mundshëm te Manchester United gjatë verës.

Ylli i Arsenalit thuhet se është kontaktuar nga të Mourinho dhe trajnerit i Manchester Cityt,  Pep Guardiola, i cili ka punuar me Sanchezin gjatë kohës së kaluar së bashku në Barcelonë, transmeton portali arbresh.info.

Lideri i Premierë Ligës, Chelsea dëshiron të nënshkruaj me 28-vjeçarin në përfundim të këtij sezoni derisa edhe gjiganti francez Paris Saint Germain është në garë për shërbimet e tij. Por, Mourinho mund të hyjë në merkato të transferimi për një sulmuesin derisa Zlatan Ibrahimovic ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij te klubi në ‘Old Trafford’.

Wayne Rooney gjithashtu pritet të largohet gjatë verës duke i sjell të holla të mjaftueshme “Djajve të Kuq” për të siguruar transferimin e reprezentuesit kilian.

Sanchez, i cili ka aktualisht kontratë edhe për një vit me klubin në ‘Emirates’, ka refuzuar së fundi marrëveshje të re me vlerë 180.000 funta në javë./arbresh.info

Alexis Sanchez
Alexis Sanchez

Të ngjashme