Jose Mourinho ka marrë drejtimin e Romës dhe është bërë tanimë gati për ndeshjen e parë zyrtare.
Giallorosët do të luajnë në ‘Play-Off’-in e Ligës së Konferencës, ku përballë kanë skuadrën turke Trabzonspor.
Pikërisht ndeshja në Turqi përballë Trabzonsporit do të jetë e para zyrtare e Mourinhos në drejtimin e Romës.
Ndeshja mes dy skuadrave do të zhvillohet sonte me fillim nga ora 19:30 në Medical Park Arena të Trabzonit.
‘Special One’ do të luaj me formacionin 4-2-3-1, ku në këtë takim do të duhet të bëjë pa dy anglezët, Chris Smalling e lënduar dhe Tammy Abraham i cili nuk ka të drejtë loje.
Në portë do të jetë Rui Patricio, derisa katërshja e mbrojtjes përbëhet nga Rick Karsdorp, Gianluca Mancini, Roger Ibanez dhe Vina.
Bryan Cristante dhe Jordan Veretout do të jenë mesfushor të qendrës, derisa Nicolo Zaniolo, Lorenzo Pellegrini e Henrikh Mkhitaryan do ta mbështesin Eldor Shomurodovin në sulm. /Telegrafi
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...