Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho, i ka kërkuar Federatës së Futbollit të Anglisë të mos e dënojë Dele Allin me pezullim në ndeshje, pas postimit të tij kontrovers në rrjete sociale lidhur me koronavirusin.
Ylli i Tottenhamit kërkoi falje menjëherë pasi e postoi një video duke sugjeruar se një burrë afër tij e kishte koronavirusin, transmeton Gazeta Express.
Mesfushori e kishte incizuar atë video në aeroport dhe i ishte drejtuar një burri aziatik dhe ia kishte dorëzuar një gjel për pastrimin e duarve, duke shkruar: “Virusi duhet të jetë më i shpejtë sesa kaq për të më zënë mua”.
Ai kishte kërkuar falje menjëherë pas reagimeve të ashpra ndaj postimit të tij, duke thënë: “Nuk ishte qesharake dhe unë e kuptova këtë menjëherë dhe e fshiva postimin. E kam zhgënjyer veten dhe klubin”.
Përkundër që ka kërkuar falje, Alli mund të dënohet ende nga Federata e Futbollit e Anglisë, por Mourinho, i cili e lavdëroi anglezin për përulësinë e tij kur kërkoi falje, beson se ai tashmë ka mësuar nga gabimi i tij dhe se pezullimi nga ndeshjet do të ishte i tepërt.
“Mendoj se një pezullim do të ishte i panevojshëm, por unë s’jam askush kur vjen fjala te vendimet e tilla. Është e panevojshme sepse lojtari e kupton se gaboi, ai është fjalë i mirë dhe e ka një shok të mirë aziatik edhe në zhveshtore, të cilin e do shumë”, tha Mourinho.
“Ai mësoi nga gabimi i tij menjëherë dhe ishte i turpëruar nga ajo që ndodhi. Nuk mendoj se na duhet edhe më shumë sesa kaq”.
Koronavirusi i ka lënë të vdekur mbi 1380 persona dhe i ka infektuar mbi 64 mijë të tjerë. Shumica prej viktimave kanë qenë në Kinë.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...