Google ADS

Mourinho: Rasti i taksave është i mbyllur

11:43 | 3 Nëntor 2017
Arbresh Info

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho insistoi që “rasti i taksave është i mbyllur” kur është pyetur rreth situatës së tij të taksave pas paraqitjes në një gjykatë në Madrid të premten.

Mourinho është shfaqur në gjykatë në kryeqytetin spanjoll në lidhje me akuzat rreth mashtrimeve tatimore prej 3.3 milionë euro gjatë kohës së tij në Real Madrid ndërmjet vitit 2010 dhe 2013, transmeton portali arbresh.info.

“Informata që më është dhënë mua është se situata e ime rreth taksave ishte plotësisht me përputhje me ligjin”, u ka thënë Mourinho gazetarëve në gjykatë.

“Më parë jam informuar që një hetim ka filluar ndaj meje dhe unë duhet të ndryshoj situatën dhe të paguaj një shumë të caktuar”

“Nuk ka pasur debat apo argument, shuma është paguar dhe nënshkrimet janë këtu që gjithçka është në përputhje. Rasti është i mbyllur tani, prandaj edhe jam këtu”

Ndeshja e ardhshme e Manchester United është ajo të dielën ndaj Chelseat në kuadër të Premierë Ligës./arbresh.info/

Të ngjashme