Trajneri i Tottenham, Jose Mourinho pret që mesfushori Christian Eriksen të largohet nga klubi.
Danezi ka vetëm shtatë muaj kontratë me gjigantin anglez dhe ka pranuar se dëshiron një sfidë të re, transmeton portali arbresh.info.
Sipas The Telegraph, tekniku portugez dëshiron që lojtari të largohet në afatin dimëror, në mënyrë që klubi të fitojë disa para nga shitja e tij.
Real Madrid dhe Juventus janë dy kandidatët kryesorë për të transferuar ish-yllin e Ajaxit dhe po shpresojnë të nënshkruajnë kontratë paraprake, pastaj ta transferojnë si lojtar i lirë.
Eriksen ka luajtur dy ndeshje si zëvendësim nga tri të zhvilluara nën urdhrat e Mourinhos./arbresh.info.
Reshje të dendura të borës – Shtatë shtete në SHBA shp...
Ferizaj dhe Sokol Kiqina ndajnë rrugët
‘Mbaje afër’ – Për kë po bisedojnë Gjesti dhe Driloni?
“Po të mungon afirmiteti”- Deklarata që nxiti debat të ashpë...
Krejt çfarë duhet të dini për zgjedhjet e 9 shkurtit
Vlora Çitaku nesër mban konferencë për media