Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho thuhet se personalisht është duke u përpjekur për të bindur sulmuesin e Barcelonës, Neymar, t’i bashkohet “Djajve të Kuq” gjatë verës.
Sipas një raporti nga gazeta spanjolle ‘Sport’, strategu portugez vazhdimisht ka thirrur reprezentuesin brazilian në mënyrë për të bindur atë rreth transferimit në Angli, transmeton portali arbresh.info.
Kjo thuhet të jetë një strategji që Mourinho shpesh e praktikon me lojtarët që ka në shënjestër sepse fillimisht dëshiron të krijojë një raport me lojtarin para se klubi të përpiqet për të siguruar një marrëveshje me të.
Sidoqoftë, Neymar ka nënshkruar një kontratë të re me gjigantin katalunas së fundmi dhe ka një klauzolë madhështore të përfshirë në të. Vlera e saj thuhet se prek shifrën prej 250 milionë euro.
Në rast të transferimit, “Djajtë e Kuq” do të thyejnë sërish rekord botëror, pasi një gjë të tillë e arritën me transferimin e Paul Pogbas nga Juve verën e kaluar./arbresh.info
“Mos prek me dorë”, tensionohet situata mes Gjestit dhe Gert...
Zgjedhjet presidenciale në Rumani do të mbahen më 4 dhe 18 m...
Zyrtare: Real Madridi kompleton transferimin e parë për viti...
Analiza gjermane: Vuçiq përhapës i propagandës ruse, regjimi...
Rama “sy m’sy” me komentuesit në Facebook:...
Bajrami-Muratit: Krenohet se e ka ulë borxhin publik, sot pa...