Google ADS

Mourinho: Përgatitja para-sezonale ishte e vështirë, prisja më shumë nga lojtarët

21:25 | 13 Shtator 2020
Arbresh Info

Trajneri i Tottenham-it, Jose Mourinho ka folur pas humbjes kundër Everton-it.

Spurs u mposhtën në shtëpi nga Everton-i me rezultat të ngushtë 0 – 1, ndeshje e vlefshme për xhiron e parë të Premierë Ligë-s, transmeton portali arbresh.info.

Tekniku portugez fajin kësaj humbje ia ka lënë përgatitjes para-sezonale, derisa ka zbuluar se ka pasur edhe raste me Covid-19 në skuadër.

“Ishte përgatitje para-sezonale mjaftë e vështirë dhe nuk mund të prisja që ata të jenë në formë, por prisja më shumë nga ta individualisht dhe si skuadër”.

“Kishim raste me Covid-19. Nuk do zbulojmë se kush. Kishim lojtarë në karantinë, një prej tyre ishte në karantinë para se të shkojmë në pushime. Ishte përgatitje para-sezonale mjaftë e vështirë”, deklaroi ai.

Sidoqoftë, për Mourinho-n ndodh për herë të parë që kampionatin të nis me humbje./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme