Jose Mourinho i ka kritikuar lojtarët e Romës për, siç e ka quajtur ai, mentalitetin e dobët në humbjen tronditëse 4:3 kundër Juventusit të dielën.
Roma e kishte epërsinë dy herë dhe kur mendoi se e kishte futur në grusht fitoren, Juventusi përmbysi çdo gjë brenda vetëm shtatë minutave në Stadiumin Olimpik.
Skuadra e Mourinhos po fitonte 3:1 deri në minutën e 70-të, por tri gola brenda shtatë minutave dhe pritja e penalltisë nga portieri Wojciech Szczesny ia fituan tri pikë bardhezinjve në Romë.
“E kontrolluam lojën plotësisht për 70 minuta”, tha Mourinho pas ndeshjes.
“Ishte shumë mirë për 70 minuta, pastaj erdhi kjo shembje psikologjike. Kur i lejuam ata të ktheheshin në lojë për 3:2, një ekip me mentalitet të fortë si Juventus, me karakter të fortë, ta futë frikën. Kompleks psikologjik. Për mua nuk është problem 3:2, është problem për ata. Për ekipin tim”, shpjegoi ai.
Ai shtoi: “Në fund të fundit, kur zhytesh në m*t, ngrihesh në këmbë dhe e gjen karakterin tënd. Por në zhveshtoren time ka njerëz që janë shumë të mirë, paksa të dobët”./GE/
Gjesti krijon momente magjike në oborrin e BBVK3, në orën 4 ...
“Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël”, Rama ...
Bombardimet pakistaneze në Afganistan vrasin 46 persona
Aksident i rëndë në fshatin Dobërçan, katër persona dërgohen...
Serbia ia refuzon Sveçlës kërkesën për vizitë në Luginë, MPJ...
Reduktimet e rrymës, reagon Daut Haradinaj: Hajnia me GEN-in...