Mourinho për largimin nga Man United: Kam punë të papërfunduar aty

18:55 | 5 Mars 2019
Arbresh Info

Jose Mourinho ka pranuar se ka punë të papërfunduar me Manchester United.

Trajneri portugez ishte shkarkuar nga United në muajin dhjetor pas dy sezoneve e gjysmë në detyrë, transmeton portali arbresh.info.

Mourinho fitoi Kupën e Ligës dhe Evropa Ligën gjatë kohës së tij në detyrë, por beson se ende nuk ka përfunduar punën e tij.

“I vetmi klub ku ndihem se kam punë të papërfunduar është Manchester United”, ka thënë ai për beIN Sports.

“Momentin kur u largova mendova se mund të arrija më shumë dhe të përmirësohej disa gjëra, por me klubet e tjera kam pasur ndjenjën më të mirë të mundshme për shkak se kam dhënë gjithçka”, përfundoi portugezi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme