Google ADS

Mourinho paguhet dyfish më shumë se Guardiola

11:06 | 28 Mars 2017
Arbresh Info

Sipas një studimi, Jose Mourinho është trajneri më i paguar në botë dhe fiton dy herë më shumë se Pep Guardiola.

Magazina ‘France Football’ pretendon se trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, fiton 24.2 milionë funta për një sezon, përfshirë pagën e tij dhe bonuset, transmeton portali arbresh.info. Kjo i bie se portugezi fiton 465 mijë funta në javë në ‘Old Trafford’.

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, i cili fiton 12.5 milionë funta në vit dhe 240 mijë funta në javë, është trajneri tjetër më i paguar.

Edhe pse City qëndron dy pozita më lartë dhe me pesë pikë më shumë se United në Premierë Lië, Mourinho fiton gati dyfishë më shumë se rivali i tij, Guardiola./arbresh.info

Të ngjashme