Jose Mourinho ishte në shkallët e stadiumit për të ndjekur ndeshjen mes Suedisë dhe Italisë.
Kjo ka bërë që të shpërthejnë spekulimet se për kë ka ardhur portugezi në ndeshjen e “play-off” të kualifikimeve për botërorin “Rusia 2018”.
Në vend që të jetë një mision vëzhgimi, shpjegimi më i qartë është se dy lojtarët e Manchester Unitedit kanë qenë të angazhuar në këtë takim tejet të vlefshëm. Victor Lindelof ishte titulluar te Suedia ashtu sikurse edhe Matteo Darmian te Italia.
Asnjëri prej këtyre lojtarëve nuk ka pasur shumë minuta në dispozicion te “Djajtë e Kuq” deri më tani këtë sezon, kështu që kjo ndeshje i dha Mourinhos mundësi që t’i shohë ata në një ndeshje përgjatë 90 minutave.
Gjersa Lindelof, i cili ka luajtur vetëm 67 minuta në Ligën Premier, ishte ndër më meritorët pse nuk u mposht porta e suedezëve, në anën tjetër, Darmiani mund të ishte hero i italianëve pasi që shumë afër të realizonte gol.
Theksojmë se ndeshja mes këtyre dy kombëtareve përfundoi me fitoren minimale të suedezëve prej 1-0.
Ndryshe, takimi i dytë dhe final mes Suedisë dhe Italisë do të zhvillohet të hënën në stadiumin San Siro të Milanos.
Laurenti thotë se ndihet mirë pas daljes nga shtëpia: U këna...
Theu kutinë për pesë mijë euro, G Bani merr penalizimin nga ...
“Mbreti egjiptian” i pandalshëm, shënon gol dhe asiston bren...
Vëllaznimi “deklason” Prishtinën në Gjakovë
Ushtarët italianë të KFOR-it patrullojnë në bjeshkët e Istog...
Nesër inaugurohet Laboratori i Forenzikës, marrin pjesë Hajd...