Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho ka pretenduar se marrëveshja për shkëmbimin Henrikh Mkhitaryan – Alexis Sanchez “nuk është kryer aspak”.
Raportet sugjerojnë që transferimi ishte afër finalizimit, por marrëveshja nuk ka arritur të kryhet me kohë dhe asnjëri lojtarë nuk do të jetë në gjendje të jetë pjesë e skuadrës së tyre për ndeshjet e këtij vikendi në Premierë Ligë, transmeton portali arbresh.info.
Mkhitaryan është parë mëngjesin e sotëm (e premte) në kampin stërvitor të Manchester United dhe Mourinho ka lënë të kuptohet se nuk ka ndonjë zhvillim apo diçka të re rreth kësaj.
“Nuk ka asgjë të re (rreth Sanchezit). Mendoj se të gjithë e dinë qartë se ne jemi duke kërkuar atë dhe veçanërisht kur trajneri i Arsenalit foli qartë ashtu siç bëri, kështu që nuk ka asgjë për të fshehur apo mohuar”, ka thënë 54-vjeçari në një konferencë për shtyp.
“Por, nuk ka përfunduar asgjë, prandaj në këtë moment Mkhitaryan është lojtar i yni, Sanchez një lojtar i Arsenalit dhe për shkak të ndeshjes së nesërme nuk duhet të tërhiqem nga kjo dhe të fokusohem në gjënë më të rëndësishme, që është ndeshja”
As Sanchez dhe Mkhitaryan nuk do të përballen me Crystal Palacen apo Burnleyn në ndeshjet e tyre të shtunën pasdite./arbresh.info/
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?
Çfarë personaliteti ka një Shigjetar?