Jose Mourinho ka dhënë disa deklarata interesante për gazetarë anglez, duke i thënë se është një njeri i mirë dhe jo një përbindësh ashtu siç mendonte skuadra e tij.
Trajneri portugez ka qenë gjithmonë i sulmuar për shkak të karakterit të tij, duke e etiketuar si njeri të keq apo edhe arrogant.
Megjithatë, ‘Special One’ ka shpërthyer duke iu thënë se nuk është një përbindësh ashtu siç kanë menduar, por jam më mirë se sa që mendoni dhe njerëzit janë të lumtur që punojnë me mua.
“Mendoj se Manchester United e ka mësuar se unë nuk jam përbindësh ashtu siç keni menduar. Unë nuk jam njeri i keq, njeri arrogant, një person i vështirë për të punuar me të”, iu ka thënë Mourinho gazetarëve anglez.
“Të paktën deri më tani, askush nuk është larguar nga terrenet e trajnimit kur kam ardhur unë”, përcjell Telegrafi.
“Kështu që unë mendoj se jam më i mirë se sa ju mendoni, njerëzit janë mjaft të lumtur që të më kenë në rreth dhe të punojnë me mua, lidhja me lojtarët është shumë e mirë”.
“Me pronarët e mi dhe bordin tim, mendoj që lidhja nuk është vetëm profesionale, është gjithashtu një lidhje e besimit dhe një marrëdhënie që shkon më tej se kontrata, menaxheri, pronari, bordi, kështu që unë jam i lumtur”.
“Ndjej se të gjithë janë të lumtur, por me sa duket kontrata ime është tre vjet, nuk është për shtatë apo tetë muaj, dhe unë dua evolucionin dhe përmirësim të ekipit”, përfundoi trajneri portugez.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...