Roma nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Servette-s në transfertë, një barazim që lë në vendin e dytë skuadrën italiane me dy pikë më pak se Slavia Prague në Grupin G të Europa League.
Pas sfidës, Mourinho u shfaq shumë i irrituar për këtë rezultat, duke theksuar se ua kishte komunikuar lojtarëve kujdesin që duhej të tregonin në nisjen e pjesës së dytë, moment në të cilin Roma u ndëshkua.
“Kishim përpara një mundësi shumë të mirë, por nuk ia dolëm. Nisja e pjesës së dytë ishte përcaktuese dhe ne gabuam. Kam diskutuar me lojtarët e mi shumë për këtë, ende nuk e kuptoj pse ndodh. Në pjesën e parë luajtëm mirë, shënuam dhe në pushimin e ndeshjes i tregova skuadrës se duhet të bëjmë shumë kujdes në 10 minutat e para, por nuk e bëmë dhe u ndëshkuam. Personalisht nuk mendoj se është dramë të luash në Play-Off, por të vjen inat që nuk merr maksimumin në një sfidë si kjo. Natyrisht në Play-Off duhet një motivim sepse do të luash ndaj një skuadre që vjen nga Championsi, por le të shohim se çfarë do të ndodh deri në fund” – tha Mourinho. /ss
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
Konjufca pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...