Jose Mourinho ka nisur zyrtarisht aventurën te Fenerbahce, teksa është pritur me një entuziazëm të jashtëzakonshëm nga tifozeria e klubit turk.
Në konferencën për shtyp të prezantimit, trajneri portugez u ndal të flasë edhe për merkaton, duke hedhur poshtë zërat që ka kërkuar emra si Lukaku apo Dybala.
“Nuk është e vërtetë që kam kërkuar Dybalën apo Lukakun. Nuk kam diskutuar për asnjë emër për merkaton te Fenerbahce, pasi fillimisht dua të shoh projektin për zhvillimin e klubit. Nuk kam interes për asnjë prej lojtarëve që kam pasur te Roma. Do të ulem me drejtuesit për të folur për merkaton, por nuk do të marrim asnjë lojtar nga ish-klubi im”, u shpreh trajneri portugez.
Mourinho nuk ngurroi të premtojë ndërtimin e një skuadre konkurruese te Fenerbahce, duke rritur edhe më shumë entuziazmin e tifozerisë.
“Bashkë me klubin po punojmë për të ndërtuar një skuadër fituese. Mund të kisha qëndruar pushim, por ambicia më ka sjellë këtu. Është një kulturë pak ndryshe, por do të punojmë shumë për të ndërtuar një skuadër fituese në Turqi dhe në Europë. Ëndrrat e tifozerisë së Fenerbahces, tani janë edhe ëndrrat e mia”, u shpreh trajneri./ss
Shkon në 94 numri i të vdekurve nga cikloni në Mozambik
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...